Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit
Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për bojkotimin që i ka bërë partia e tij seancës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin... Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit

Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për bojkotimin që i ka bërë partia e tij seancës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Rashiq në “Komitet” ka thënë se lista serbe nuk kishin marrë pjesë në seancën për Demarkacionin, pasi kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk i kishte takuar paraprakisht për t’i informuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas deputetit, Qeveria ka dështuar ta kalojë Demarkacionin në Kuvend, për shkak se kryeministri Mustafa nuk ka arritur t’i bind deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe jo sepse lista serbe nuk ishte e pranishme në Kuvend.