Reagimi i trupit kur pimë Red Bull Reagimi i trupit kur pimë Red Bull
Shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë pije energjike për ti  mbijetuar lodhjes së tepërt. Shumica e studentëve besojnë se këto pije ndihmojnë për të... Reagimi i trupit kur pimë Red Bull

Shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë pije energjike për ti  mbijetuar lodhjes së tepërt.

Shumica e studentëve besojnë se këto pije ndihmojnë për të qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës.

Pija e quajtur “RedBull” deri më sot është njohur si pije me shije të gazozit, pije që sjellë energji  fizike, e cila deri më tani është konsideruar si e padëmshme për konsumatorët. Kjo pije shumë e popullarizuar, distribuohet në mbi 100 shtete të botës dhe konsumohet kryesisht nga sportistët dhe të rinjtë.

Formula e pijes energjike është zbuluar në vitin 1980 nga ana e Dietrich Matescitz. Përmbajtja e pijes përmban materie si Kafeinë dhe Taurin. Shpërndarja e pijes energjike është bërë për herë të parë në Australi, ku në atë kohë kishte kërkesa të mëdha nga australianët dhe pas kësaj është eksportuar në të gjitha vendet e Evropës.

Për fat të keq,jo shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se konsumimi i Red Bull rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit.

 

red-bull 1

Çfarë bënë në fakt një  Red Bull në trupin tuaj?

Një orë pasi të keni pirë Red Bull ,gjaku juaj do të jetë i njëjtë me atë të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.Megjithatë,kompania thotë se pija e tyre energjike ka efekte  të ngjajshme si një filxhan kafe.

Pija energjike përmbanë Aspartam (ëmbëlsues sintetik) ,që është i dëmshëm sidomos për gratë shtatzëna dhe ndikon në fetus, shpjegon Dr Mercola.

Disa vende kanë ndaluar pijet energjetike

Norvegjia, Danimarka dhe Uruguai, kanë identifikuar problemet e mundshme që sjell Red Bull dhe e kanë ndaluar këtë pije.Në Kuvajt, Red Bull është e paligjshme për fëmijët nën 16 vjeç pas vdekjes së 2 anëtarëve të ekipit kombëtar që ndërlidhet me këto pije energjike. Ata të dy kanë vdekur nga sulmi në zemër.

Kush është më së shumti në  rrezik?

Kjo pije energjike  ndikon në funksionimin e enëve të gjakut dhe rrit koagolimin e gjakut.Personat që kanë këto problem nuk duhet të konsumojnë këtë pije:

-Ankth

-Hipertensionit

-Stres

-Ndjeshmëria në kafeinë

-Sëmundje kardiovaskulare

-Çrregullimi i koagulimit të gjakut

-Gratë shtatzëna dhe nënat gjithsesi  duhet të shmangin Red Bull