Reagon Vlora Dumoshi për hapjen e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” Reagon Vlora Dumoshi për hapjen e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”
Sipas Vlora Dumoshit, ish drejtoreshë e kulturës në Komunën e Prishtinës nuk janë ftuar asamblistët e LDK-së, sikurse që nuk janë ftuar as njerëzit... Reagon Vlora Dumoshi për hapjen e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”

Sipas Vlora Dumoshit, ish drejtoreshë e kulturës në Komunën e Prishtinës nuk janë ftuar asamblistët e LDK-së, sikurse që nuk janë ftuar as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti.

Vlora Dumoshi e cila ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, ka reaguar me rastin e ceremonisë së hapjes së objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, ku sipas saj, ky objekt është projekt nga qeverisja e kaluar, të cilin, udhëheqësit e Komunës, tashti po e përdorin për përfitime politike. Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e saj mbi përurimin e këtij objekti, ku sipas Dumoshit nuk janë ftuar ansamblistët e LDK-së, sikurse që nuk janë ftuar as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti, shkruan KultPlus.

“Fillimisht, shpreh gëzimin e madh që sot do të bëhet hapja e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”, një projekt i nisur dhe i realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë. I gëzohem në veçanti kësaj ngjarje, pasi që në cilësinë e drejtoreshës për Kulturë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar me përkushtim të veçantë për realizmin e këtij projekti shumë të vlefshëm për qytetarët e Prishtinës. Ndërkaq, drejtuesit aktual të Komunës së Prishtinës, sot kanë organizuar ceremoninë e hapjes së Bibliotekës së re, duke mos ftuar asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.

Drejtuesit e Komunës, me këtë qasje joinstitucionale po dëshmojnë përpjekjen permanente për zaptim të meritave të huaja dhe për përfitime politike duke promovuar projektet nga qeverisja e kaluar”, ka shkruar Dumoshi. Përndryshe, objekti i ri i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, është paraparë të përurohet sot prej orës 15:00.