Real Madridi ia bën me dije Juventusit se si mund t’a marrin Iscon Real Madridi ia bën me dije Juventusit se si mund t’a marrin Iscon
Ndërsa Juventusi vazhdon ndjekjen e Iscos, Real Madridi po kërkon Paulo Dybalan në një marrëveshje shkëmbimi, pretendon Tuttosport. Bardhezinjtë mezi maskuan interesin e tyre... Real Madridi ia bën me dije Juventusit se si mund t’a marrin Iscon

Ndërsa Juventusi vazhdon ndjekjen e Iscos, Real Madridi po kërkon Paulo Dybalan në një marrëveshje shkëmbimi, pretendon Tuttosport.

Bardhezinjtë mezi maskuan interesin e tyre në reprezentuesin spanjoll duke shpresuar që të përfitojnë maksimumin nga zhgënjimi i tij i dukshëm në Bernabeu.

26-vjeçari ka bërë shumë pak paraqitje këtë sezon dhe situata nuk ka ndryshuar sigurisht që kur Santiago Solari u emërua si trajner pas Julen Lopetegui.

Ndërsa Juventus shpreson të bëjë maksimumin e këtij acarimi për të nxitur një transferim, Real Madridi është ende i zemëruar me ta për mënyrën se si Cristiano Ronaldo u tundua në Torino.

Nëse ata do të lejojnë Iscon të largohet dhe të përforcojnë më tej kampionët e Serie-A, atëherë Merengues do të kërkojnë Dybalan si pjesë të marrëveshjes.

Ndërsa vlera e transferimit të Isco-s është vlerësuar në 80 milionë euro, Dybala besohet të jetë me vlerë të paktën 100 milionë. /Sovrani.info/