Real Madridi, sfidë e Barcelonës për Neymar. Ja “karremi” për PSG Real Madridi, sfidë e Barcelonës për Neymar. Ja “karremi” për PSG
Tani është një luftë e hapur mes Real Madridit dhe Barcelonës për Neymar. Në fakt, braziliani është e vetmja ëndërr e vërtetë e madhe... Real Madridi, sfidë e Barcelonës për Neymar. Ja “karremi” për PSG

Tani është një luftë e hapur mes Real Madridit dhe Barcelonës për Neymar. Në fakt, braziliani është e vetmja ëndërr e vërtetë e madhe e Florentino Perez. Ai e preferon qartësisht atë pra Paul Pogba, një “top-dëshirë” e trajnerit francez, Zidane. Sipas asaj që shkruan sot “Sport”, presidenti i të bardhëve, për të mposhtur konkurrencën e fortë të Barcelonës dhe për ta marrë Neymar në Madrid, do të ishte i gatshëm të fuste në marrëveshje Vinicius. Talenti brazilian i pëlqen me të vërtetë Leonardo dhe mund të ishte një bonus i mirëpritur për PSG, që tashmë thuhet se ka refuzuar Bale, Modric dhe Isco

Sidoqoftë, Vinicius, pas kthimit të Zidane në pankinë dhe blerjes së Hazard, nuk konsiderohet më i paprekshëm te Real Madridi, aq më tepër nëse sakrikimi i tij sjell Neymar në “Bernabeu”. Për momentin, Barcelona mbetet e favorizuar, edhe sepse Neymar preferon të kthehet në Katalonjë, ku e njeh më së miri gjithçka, sesa të transferohej në Madrid, në një llim tërësisht të ri. Sidoqoftë, përfshirja e një talenti si Vinicius në marrëveshje mund ta nxiste PSG ta shtyjë Neymar drejt kryeqytetit spanjoll. Ndjesia, me pak fjalë, është se ditët e ardhshme do të jenë të nxehta aksin Madrid-Paris-Barcelonë. E ardhmja e Neymar, Vinicius dhe shumë miliona euro janë në diskutim.