Reali harron Pogbanë, gati marrëveshja me yllin e Premier Leagues Reali harron Pogbanë, gati marrëveshja me yllin e Premier Leagues
Real Madridi donte të rrëmbente Paul Pogbanë në merkaton e verës, por kërkesat e Manchester United ishin mjaft të larta për francezin. Marrëveshja nuk... Reali harron Pogbanë, gati marrëveshja me yllin e Premier Leagues

Real Madridi donte të rrëmbente Paul Pogbanë në merkaton e verës, por kërkesat e Manchester United ishin mjaft të larta për francezin. Marrëveshja nuk u arrit në fund dhe “Galaktikët” nuk afruan ndonjë mesfushor “big” në verë. Spanjollët kanë nisur që tani planet për sezonin e ri dhe një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Zinedine Zidane është N’golo Kante. Tekniku francez e pëlqen shumë bashkëkombasin e tij dhe ka kërkuar në klub që ta afrojnë.

1568279561442-4d6877af95fa01fbafbddb205a8d8eba6ff9

Drejtuesit e Real Madridit po bisedojnë me Chelsean dhe janë gati të afrojnë deri në 120 milionë euro për mesfushorin. SunSport shkruan se palët kanë nisur bisedimet dhe marrëveshja mund të arrihet mes tyre. Në këtë formë, pas Eden Hazardit, Reali mund të sigurojë një tjetër emër të rëndësishëm te Chelsea