Reali i’a kalon Barçës Reali i’a kalon Barçës

Reali i’a kalon Barçës

Sport 12 February, 2019, 11:11

Ditën e djeshme në Gjermani u zbulua se Barcelona kishte gjetur akord me sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic. Serbi po shkëlqen këtë sezon... Reali i’a kalon Barçës

Ditën e djeshme në Gjermani u zbulua se Barcelona kishte gjetur akord me sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic. Serbi po shkëlqen këtë sezon ën Gjermani, aty ku ka shënuar 14 gola deri tani.
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung bëri me dije se katalanasit kishin thyer konkurrencën e të gjitha klubeve që ishin të interesuar për 21-vjeçarin. Sot, gazeta më e madhe në Gjermani, Bild, tha se Real Madrid ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Aktualisht, Jovic është i huazuar te Frankfurt nga Benfica, por klubi gjerman ka të drejtë të ushtrojë opsionin e blerjes, për këtë klubet e interesuar për të marrë shërbimet e tij duhet të hyjnë në negocim me Frankfurt-in.
Vlera e lojtarit ka ardhur duke u ngritur muaj pas muaji, në një vëzhgim në Transfermarkt mund të dallohet se në fillim vlera e tij ishte 12 milionë euro, në tetor shkoi në kuotën e 20 milionëve, ndërsa në dhjetor kapi shifrën e 40 milionë euro.
Përveç performancës së tij në kampionatin gjerman, Jovic ka shënuar 5 gola në Europa League, një më pak se Munas Dabbur i cili ka gjashtë për Salzburg.