Recetë: Kofshë pule me kunguj, salcë soje dhe mjaltë Recetë: Kofshë pule me kunguj, salcë soje dhe mjaltë
Përbërësit: 8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë; 2 lugë salcë e bardhë soje 2 lugë vaj 2 lugë mustardë 1 lugë mjaltë... Recetë: Kofshë pule me kunguj, salcë soje dhe mjaltë

Përbërësit:
8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë;
2 lugë salcë e bardhë soje
2 lugë vaj
2 lugë mustardë
1 lugë mjaltë
2 thelbi hudhër
1 lugë majdanoz
400 gr. kunguj
kripë, piper i bluar
yndyrë për enën e pjekjes

Përgatitja:
Hudhrën e qërojmë, e grijmë, po ashtu grijmë imët edhe majdanozin. Kungujt i lajmë dhe i presim në kubeta të vegjël.
Në enë përziejmë salcën e sojës, vajin, mustardën, mjaltin, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin.
Salcës mund t’i shtojmë pak ujë, që mos të jetë aq e dendur (por kjo nuk është e domosdoshme).
Kofshëve të pulës nuk ua heqim lëkurën, meqë kështu piqet më mirë dhe kërcet nën dhëmbë, gjatë ngrënies.
Kofshët i fusim dhe i lëmë, për 2 orë, në marinadë. Pastaj i vëmë palë-palë në enën e pjekjes, me madhësi të përshtatshme, apo në një enë zjarrduruese, të lyer me yndyrë.
Mbetjen e marinadës e derdhim përmbi kofshët e sistemuara, gati për pjekje. Copat e kungujve i shpërndajmë pranë kofshëve.
Enën e fusim në furrë të nxehur, në 180°C, duke i pjekur përafërsisht 30 minuta.
Gjatë këtij procesi, kofshët mund t’i lagim me lëngun që krijohet gjatë pjekjes, në mënyrë që mishi të jetë më i lëngshëm.
Kofshët e pjekura i vendosim në pjata, duke hedhur mbi to salcën e ëmbël – të njelmët, me kunguj dhe e shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.