Recetë: Kokoshka të ëmbla Recetë: Kokoshka të ëmbla

Recetë: Kokoshka të ëmbla

kuzhina 7 December, 2017, 11:19

Përbërësit: – 1 filxhan misër kokoshka, – ½ filxhani gjalpë, – ½ filxhani sheqer i kafenjtë, – ½ filxhani mjaltë, – një lugë e... Recetë: Kokoshka të ëmbla

Përbërësit:
– 1 filxhan misër kokoshka,
– ½ filxhani gjalpë,
– ½ filxhani sheqer i kafenjtë,
– ½ filxhani mjaltë,
– një lugë e plotë kripë.

Përgatitja:
Ngroheni furrën në 120 gradë ndërkaq kokoshkat piqni në mënyrën e zakonshme (në tenxhere apo në mikrovalë).
Në tigan në temperaturë mesatare, përzieni gjalpin, sheqerin, mjaltin dhe kripën.
Zieni duke i përzier vazhdimisht derisa të vlojnë, dhe pasi të vlojnë disa minuta, hiqni nga zjarri.
Derisa të jenë të ngrohta në kokoshka qitni përzierjen e ëmbël dhe përzieni derisa të mbështillen me tretjen e përgatitur.
Pastaj kokoshkat qitni në tepsi të cilën do ta mbuloni me letër për pjekje.
Tepsinë futeni në furrë dhe piqni rreth një orë, mirëpo disa herë gjatë pjekjes përzieni kokoshkat.
Kur të piqen nxirrni kokoshkat nga furra dhe lini të ftohen.
Shërbeni të ftohta.