Refugjatët në Shqipëri – ka vullnet, por nuk ka mundësi Refugjatët në Shqipëri – ka vullnet, por nuk ka mundësi
Prof. Dr. Lisen Bashkurti për sovrani.info Kohët e fundit kemi dëgjuar nga zyrtare të lartë të Qeverise Shqiptare deklarata kontradiktore lidhur me qëndrimin që... Refugjatët në Shqipëri – ka vullnet, por nuk ka mundësi

Prof. Dr. Lisen Bashkurti për sovrani.info

Kohët e fundit kemi dëgjuar nga zyrtare të lartë të Qeverise Shqiptare deklarata kontradiktore lidhur me qëndrimin që do të mbante Shqipëria nëse vala e emigrantëve nga zonat e krizave ne Lindjen e Mesme do te mësynte drejt kufijve te saj. Deklarata më ambige është ajo qe “Shqipëria as nuk hapë dhe as nuk mbyllë kufijtë per refugjatet”.

Retrospektivë
Shqiptarët janë kaherë popull emigrues. Qysh nga fundi Shekullit XV e deri në kohët tona vale-vale shqiptarët kanë emigruar drejt Italisë, Sofisë, Bukureshtit, Ukrainës, Egjiptit, Turqisë, SHBA-së, Australisë, Argjentinës, Zvicrës, Gjermanisë, Greqisë dhe në shumë vende të tjera evropiane. Sipas një censusi të ndërmarrë online shqiptarët në botë janë mbi 15 milionë, pra më tepër sesa janë ne Ballkanin Përendimore. Shkaqet e këtij emigracioni kanë qenë nga me të ndryshmet, duke nisur nga pushtimi Otoman, luftërat Ballkanike e Botërore e deri tek ato socio-ekonomike. Vendet e popujt e mësipërm u treguan mikpritës per shqiptaret ndër shekuj.

Nga ana tjetër edhe vetë Shqipëria kanë qenë bërë ndër shekuj destinacion për valë emigrative nga popuj e vendeve tjera. Në trojet shqiptare erdhën nga emigrantë hebreje, bullgarë, vllahë, maqedonë, boshnjakë, malazezë, egjiptiane, ashkali, turq, romë, cigane dhe nga grupe te tjera etno-kulturore e religjioze. Shqiptaret u treguan mikpritës per ardhacakët nder shekuj.

Vullnet pa mundësi

Përmasat e krizës ne Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme janë te jashtëzakonshme. Shkaqeve politike te brendshme dhe rajonale po i bashkengjiten edhe ato gjeopolitike te Fuqive te Medha. Pasojat po behen gjithnje e me tragjike. Tragjedia po prodhon një hemoragji emigrative biblike, te papare ne historinë e njerëzimit.

Rrugët emigrative

Qysh nisjen e krizës valët e refugjateve u ngjitën drejt Evropës. Rruga e parë ishte përmes Ngushticës se Gjibraltarit drejt Spanjës e Portugalisë, rruga e dytë përmes Lampeduzes drejt Italisë, rruga e tretë përmes Ballkanit, Turqisë e Greqisë drejt Evropës Qendrore e Perëndimore.

Brenda Ballkanit ka pasur devijime të shumta si pasojë e kaosit, qëndrimeve të shteteve të ndryshme dhe rrethanave gjeografike e klimaterike.

Shqipëria-tranzit dhe destinacion

Duket se valet po trokasin edhe ne kufijtë e Shqipërisë. Mund të jemi zonë tranzite, por edhe destinacion. Vullneti shtetëror e njerëzor nuk mungon. Ato që seriozisht mungojnë janë strategjia, bashkëpunimi me UNHCR dhe BE si dhe mundësitë financiare, akomoduese e logjistike. Në këto rrethana nuk vlejnë deklaratat ambige “as hapemi dhe as mbyllemi”, por përgatitja e strategjisë, bisedimet me UNHCR dhe BE si dhe gjetja e mjeteve financiare e materiale “just in case”.