Rekord tjetër i Messit

Sport 23 March, 2016, 21:13

Leo Messi do të barazohet me Diego Simeonen sa i përket numrit të paraqitjeve për Argjentinën. Lionel Messi do ta bëjë paraqitjen e 106...

Leo Messi do të barazohet me Diego Simeonen sa i përket numrit të paraqitjeve për Argjentinën.

Lionel Messi do ta bëjë paraqitjen e 106 për Argjentinën në ndeshjen ndaj Kilit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit të vitit 2018.

Argjentinasi do të barazohet në këtë aspekt me tashmë trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Sulmuesi i Barcelonës i është vënë pas edhe rekordit të Gabriel Batistutas, sa i përket golave të shënuar.

Batistuta është realizatori më i mirë në histori të Argjentinës me 54 gola, ndërsa Messi aktualisht numëron 49 dhe së shpejti pritet ta tejkalojë sulmuesin e famshëm