Rëndësia e konsumimit të karrotave tek fëmijët Rëndësia e konsumimit të karrotave tek fëmijët
Fëmijët kanë nevojë për vakte të shëndetshme dhe të balancuara të ushqimit në të cilat duhet të dominojnë frutat dhe perimet. Mjekët pediatër pohojnë se... Rëndësia e konsumimit të karrotave tek fëmijët

Fëmijët kanë nevojë për vakte të shëndetshme dhe të balancuara të ushqimit në të cilat duhet të dominojnë frutat dhe perimet. Mjekët pediatër pohojnë se karotat për fëmijët janë si një minierë ari. Ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina të ndryshme. Sipas studiuesve, betakaroteni në organizmin e fëmijëve shndërrohet menjëherë në vitaminë A. Në këtë mënyrë, sytë e tyre do të kenë gjatë gjithë jetës një aleat të mirë. Asnjë perime tjetër nuk mund të përmbajë aq shumë karoten sa karotat.

carots

Nutricionistët gjithashtu këshillojnë që karotat të konsumohen të freskëta ose në formën e lëngjeve nga fëmijët, pasi gjatë gatimit, shumë prej elementëve të tyre shpërbëhen. Por, kjo gjë nuk duhet të kufizojë prindërit. Nëse fëmijët nuk i konsumojnë të gjalla, atëherë ata mund ta përdorin karotën në supa, rizoto, apo dhe kekun me karota që mamatë mund të përgatisin. Karotat janë në treg gjatë gjithë vitit, por ato janë më të shëndetshme nga muaji mars deri në muajin gusht.