Rihanna është gati me filmin e saj Rihanna është gati me filmin e saj
Çfarë plane keni për të shtunën? Sigurohuni që ta pastroni orarin tuaj për disa orë – sepse Rihanna dhe Donald Glover kanë një dhuratë... Rihanna është gati me filmin e saj

Çfarë plane keni për të shtunën? Sigurohuni që ta pastroni orarin tuaj për disa orë – sepse Rihanna dhe Donald Glover kanë një dhuratë për ju.

Filmi i tyre i ri Guava Island do të publikohet në po këtë ditë.

Guava Island është një “triller tropikal” rreth një muzikanti lokal i cili udhëheqë një festival muzike. Nuk dihet ende shumë për filmin meqë projekti është mbajtur jashtë vëmendjes.

Ai përmban disa skena të dy të famshmëve duke vallëzuar afër plazhit dhe kaq është ajo që dihet!

Mediat e huaja kanë raportuar se Glover është jashtëzakonisht i lidhur me këtë film. “Jam vërtetë i nderuar që më është ofruar mundësia për të prezantuar diçka kaq të përjetshme”, ka deklaruar ai. “Në mes të Rihannës dhe popullit të Kubës, ky është njëri prej projekteve të mia të parapëlqyera në të cilin kam punuar”, shtoi ai.

Gjatë vitit të kaluar, këngëtarja e famshme dhe Glover ishin parë duke xhiruar së bashku në Kubë, duke nxitur emocione rreth këtij projekti filmik.