Rikthehet bendi “Marigona”, sot mbajnë koncert Rikthehet bendi “Marigona”, sot mbajnë koncert
Në një intervistë të dhënë për KultPlus, Vullnet Sefaja ka thënë në lidhje me këtë koncert se do të interpretohen këngë hite të këtij... Rikthehet bendi “Marigona”, sot mbajnë koncert

Në një intervistë të dhënë për KultPlus, Vullnet Sefaja ka thënë në lidhje me këtë koncert se do të interpretohen këngë hite të këtij bendi, të cilat janë lansuar nëpër vite.

Për hir të festimit të 25 vjetorit të pop-rok bendit të mirënjohur Marigona, në Parkun e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me 9 korrik do të mbahet koncerti i këtij bendi. Përpos këtij koncerti ku do të performojnë bendi Marigona, do të ketë edhe ngjarje të tjera që do ti paraprijnë kësaj performance të shumë pritur nga të gjithë, shkruan KultPlus.

Fillimisht do të ketë aktivitete për fëmijë të cilat fillojnë në orën 19:30, duke i lënë hapësirë koncerti të Marigonës me fillim nga dora 20:30 deri në orën 21:20 ku mysafirë special të tyre do të jenë edhe grupi prej 16 personave me instrumente harkore dhe krejt për fund pas përfundimit të performancës do të lëshohen edhe shumë fishekzjarrë.
E gjithë kjo festë organizohet nga banka ProCredit në Prishtinë./KultPlus.com