“Rikthehet” David Bowie

ARTKulturë 13 September, 2016, 12:13

Këngët e artistit legjendar që vdiq në fillim të këtij viti, do të publikohen me 21 tetor. Në janar të këtij viti, ai vdiq...

Këngët e artistit legjendar që vdiq në fillim të këtij viti, do të publikohen me 21 tetor.

Në janar të këtij viti, ai vdiq nga një sëmundje e rëndë, por këngët e tij do të jetojnë përgjithmonë dhe do t’ia mbajnë emrin të gjallë.

Këngët e reja të David Bowie që ai s’arriti t’i publikonte sa ishte gjallë, do të jenë pjesë e një albumi të ri që do të lansohet në tetor të këtij viti.

Versionet nga studioja të këngës No Plan,” “Killing a Little Time,” dhe “When I Met You”, do të t’i servohen publikut për herë të parë.

Këto këngë janë kooproduksion i Bowie’t dhe bashkëpunëtorit të tij të kamotshëm, Tony Visconti. Këngët do të publikohen me 21 tetor.