Rikthehet në Barcelonë pas 20 vitesh, Solskjaer: “E dija që do të ndodhte!” Rikthehet në Barcelonë pas 20 vitesh, Solskjaer: “E dija që do të ndodhte!”
Një shprehje popullore thotë se jeta nuk matet me minuta, orë, ditë apo mua; jeta matet me moment. E njëjta gjë vlen edhe për... Rikthehet në Barcelonë pas 20 vitesh, Solskjaer: “E dija që do të ndodhte!”

Një shprehje popullore thotë se jeta nuk matet me minuta, orë, ditë apo mua; jeta matet me moment. E njëjta gjë vlen edhe për futbollistët, karriera e të cilëve matet me aksionet, golat dhe momentet më të rëndësishme të përjetuara në fushë.

Si në rastin e Ole Gunnar Solskjaer, ish-futbollist i Manchester United, tashmë në krye të pankinës së “Djajve të Kuq”. Ka qenë gjithmonë një sulmues i mirë, por hyri në histori për një gol të veçantë, atë të shënuar në “Camp Nou” dhe që i dhuroi Manchester United trofeun e Champions League kundër Bayern Munich, në pranverën e vitit 1999.

Tani që norvegjezi drejton skuadrën e Manchester United, shorti vendosi që të rikthehet në të njëjtin stadium, për tu ndeshur me Barcelonën në çerekfinalen e Champions League, dhe jo rastësisht 20 vite më vonë. Mesa duket, Solskjaer di si të karikojë futbollistët e tij dhe duke kujtuar atë mbrëmje dhe atë trofe, nuk mund të gjente një mënyrë më të mirë.

“Duhet të shkonte kështu, e dija! Kam marrë shumë mesazhe nga miqtë e mi që më thonin se këtë vit do të bënim gjëra të mëdha për shkak të numrit të vjetër në fanellë, 20. Dhe kanë kaluar fiks 20 vite”. Solskjaer si njeri i futbollit e di se detajet dhe statistikat historike kanë një simbolizim të madh emotiv, por nuk kanë thuajse asnjë ndikim në kënvështrimin e paracaktimit: Duhet punuar fuqishëm për të përgatitur një ndeshje të tillë, si kjo ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Champions League.

Gjithsesi, asgjë dhe askush nuk i heq do të drejtën që të risjellë në memorje disa kujtime vërtetë të bukura: “Ajo në Barcelonë ka qenë mbërmja më e madhe që kam patur ndonjëherë në futboll. Normalisht ishte për të gjithë ne në skuadër. Bëhet fjalë për një stadium të madh. Normalisht ishim ndeshur Barcelonën edhe në atë vit në fazën e grupeve: 3-3 në shtëpi dhe në transfertë. Do të jetë një ndeshje e madhe!”.