Leonora Jakupi vjen më ndryshe në klipin e ri Këngëtarja shumë e dashur për publikun pas një pauze është rikthyer me një projekt të...

Leonora Jakupi vjen më ndryshe në klipin e ri Këngëtarja shumë e dashur për publikun pas një pauze është rikthyer me një projekt të ri muzikor, Leonora ka publikuar këngën e titulluar “A me ke harru?”.

Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me me Irkenc Hykën, i cili ka realizuar kompozimin kurse tekstin e ka përgatitur Muma, shkruan rtv21.tv.

“A më ke harru” është realizuar edhe më videoklip, dhe si e tillë vjen pas këngë “Pa asnjë dyshim” të lansuar në muajin maj të vitit 2017.

Ndërsa, kënga e saj e fundit është e “Pa prekur” e publikuar në muajin dhjetor të viti 2017, por që ishte lansuar vetëm audio pa videoklip./21Media