Rinovimi i Ibrës me PSG-në do të kënaqte Di Marian Rinovimi i Ibrës me PSG-në do të kënaqte Di Marian
Anësori i PSG-së, Angel Di Maria ka folur rreth se ardhmes së yllit të skuadrës së tij, Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesit suedez në fund të... Rinovimi i Ibrës me PSG-në do të kënaqte Di Marian

Anësori i PSG-së, Angel Di Maria ka folur rreth se ardhmes së yllit të skuadrës së tij, Zlatan Ibrahimoviç.
Sulmuesit suedez në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me klubin e famshëm francez, dhe akoma nuk dihet nëse lojtari do të rinovojë kontratë apo do të largohet nga Parisi.
“Rinovimi i kontratës së Ibrahimoviçit? Kjo çështje nuk është për ne lojtarët. Është diçka mes tij dhe klubit”, ka thënë Di Maria.
“Por unë nuk e di se çfarë do të ndodh. Sigurisht nëse ai do mbetet do të ishte gjeja më e mirë”, ka deklaruar ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Real Madridit. /KP/