Ripërsërit Lumezi: S’ka falsifikim Ripërsërit Lumezi: S’ka falsifikim
Pas raportimit se provimin e jurisprudencës e ka të falsifikuar ka folur kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi. Ajo sqaroi se Prokuroria e Shtetit e... Ripërsërit Lumezi: S’ka falsifikim

Pas raportimit se provimin e jurisprudencës e ka të falsifikuar ka folur kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.

Ajo sqaroi se Prokuroria e Shtetit e ka hetuar dhe ka ardhë në përfundim se dosja nuk është falsifikuar ashtu siç është paraqitë më media të caktuara.

“Çështja më e rëndësishme për mua është procesverbali në lëndën time që ekziston dhe është një dëshmi. Pra, është me rëndësi se është certifikata për dhënin e provimit të jurisprudencës”, ka sqaruar Lumezi për çështjen e tij.

Ai ka folur edhe për rastin e mëhershëm për vjedhjen që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Lumezi si një ish gazetar i sportit ka thënë se e kupton punën në gazetari dhe duhet të ketë profesionalizëm me fakte, jo shpikje.

Këtë deklaratë Lumezi e ka dhënë gjatë prezantimit që Asociacioni i Gazetarëve e ka bërë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Me këtë rast u tha se nga viti 2009 janë ushtruar 59 padi për kundër shpifje dhe deri më tash janë trajtuar vetëm dy prej tyre. Ai ka ngritur cështjen se gazetarët punojnë në kushte të pafavorshme. Collaku ka folur edhe për sigurinë e gazetarëve ku sipas tij kanë ndodhur 18 raste, sulme fizike tri, kërcënime 11, burgosje e pa ligjshme një, shkatërrim prone një, ndërhyrje në sistemin kompjuterik dy.

Sipas tij, nga vitit 1999 janë 120 raste kundër gazetaëve.

Shefi i OSBE në Kosovë Jan Braathu ka thënë se roli i gazetarëve ka rëndësi të madhe për një qeverisje më të mirë në vend. Ai ka përmdnur se ëshyë një numër i madh kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ai i ka inkuaruar gazetarët për punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, dhe ka dënuar vrasjet e gazetarëve që kanë ndodhur që nga paslufta. Sipas tij,14 raste të vrasjeve kanë ndodhur , shtatë shqiptarë dhe të tjerët nga komuniteti tjetër. Shefi i OSBE ka thënë se ky mision do të vazhdon ta mbështet këtë fushë për etikën e gazetarëve. Po ashtu ai tha se misioni i OSBE nuk do të rri duar kryq për edukimin e etikës së gazetarëve. Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi me këtë rast ka thënë se inistitcuoni i prokurori i shtetit do të jetë një partner i gazetarëve për realzimin e drejtësisë. “Gjatë vitit 2017 në një takim me përfaqësuesit e gazetarëve kemi marr vendim për caktimin e një koordinatori për trajtim in e lëndëve në procesin gjyqësor. Nga viti 2018 do të mbahen takime me drejtues të mediave për eliminim e dobësive”, tha Lumezi.

Ai shtoi se janë në nxjerrën e strategjisë për çështjen e trajtimit të proceseve gjyqësore. Sipas tij të gjithë duhet angazhuar për lirinë e medieve. Lumezi shtoi se Mediat dhe gjyqësori duhet të jenë partner për bashkëpunim kundër korrupsionit.

Po ashtu Lumezi ka thënë ndër të tjera se disa pronar të mediave nuk duhet keqpërdorur pozitën e tyre për të ndërhyrë në pavarësinë e sistemit gjyqësor. Edhe kryetari i AGK Shkëlqim Hysenaj ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Ai ka ngritur këtë çështje tek organet përkatëse për t’u trajtuar kjo çështje në mënyrë serioze. Arben Hoti nënkryetar i Gjykatës Themelore ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit me AGK janë identifikuar rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe raste për shpifje.

Naim Rexha zëvendës drejtor i policisë së Kosovës i cili ishte panelist, tha se çështjes së sigurisë gazetarëve duhet qasur në mënyrë më të veçantë. Ai ka shtuar se duhet pasur bashkëpunim të ndërsjellë me gazetarët për hi edhe të opinionit publik. Përveç kësaj policia trajton çdo rast pavarësisht cilësimit dhe parandalimit të atakimit.