Rita Ora pushton Londrën, performancë mbresëlënëse! Rita Ora pushton Londrën, performancë mbresëlënëse!
Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër. Ajo ka performuar në “The O2 Arena”, për... Rita Ora pushton Londrën, performancë mbresëlënëse!

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër.

Ajo ka performuar në “The O2 Arena”, për mijëra adhuruesit në qytetin e saj ku u rrit, shkruan KultPlus, transmeton gazeta Koha.

Rita ka interpretuar live të gjitha këngët e saj nga albumi më i ri “Phoenix”, të cilin ajo e lansoi në nëntor të vitit të kaluar.

Për performancën e saj të veçantë, këngëtarja shqiptare kishte realizuar përgatitjet prej disa ditësh me balerinët e saj.

Në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur me ndihmën e mjeteve skenike, Rita duket sikur interpreton në ajër.