E premtja ka qenë një ditë e veçantë në familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Kjo pasi i vogli i kësaj...

E premtja ka qenë një ditë e veçantë në familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Kjo pasi i vogli i kësaj familje, Don Sahatçiu, ka kryer me sukses studimet dhe të gjithë anëtarët e familjes ishin prezentë në ditën e diplomimit.

Pasi ndau me ndjekësit disa imazhe të vëllait të saj, Rita Ora, publikoi edhe disa fotografi të tjera me familjarët e saj.

Ndërkohë, në një imazh të hedhur më vonë gjatë pasdites, këngëtarja me prejardhje shqiptare është dukur tejet atraktive para pasqyrës veshur me një fustan të shkurtër.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive para pasqyrës, teksa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave.

“Fustan i shkurtër i lezetshëm”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka zbuluar edhe tatuazhet e shumta në shpinën e saj. /Telegrafi/

Shpërndaje në: