Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej pritshmërive. Për...

Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej pritshmërive. Për Andreas Wirsching, drejtor i institutit të historisë kontemporane në Mynih, shifrat janë mbresëlënëse.

U rikthye në librari në 2016-ën pas 70 vitesh ndalim, dhe menjëherë u shndërrua në “Bestseller”. Bëhet fjale për librin “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit i ribotuar për herë te pare qe prej Luftë së Dytë Botërore e i shitur në më shumë se 85 mijë kopje brenda një viti.

Vëllimi prej 2 mijë faqesh është pasuruar edhe me vlerësime të studiueseve që kundërshtojnë tekstin hitlerian, me themelet e ideologjisë naziste.
Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej pritshmërive. Për Andreas Wirsching, drejtor i institutit të historisë kontemporane në Mynih, shifrat janë mbresëlënëse.
Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq u ndesh me kritikat e grupeve hebreje…Mein Kampf u botua fillimisht në 1925-n, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet, transmeton Top Channel. Ai parashtron idetë raciste që nazistet i vunë në praktike më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve.