Aktori i famshëm, Robert De Niro, do të udhëtojë drejt Bosnjës për të hapur Festivalin e Filmit në Sarajevë, që është një nga festivalet...

Aktori i famshëm, Robert De Niro, do të udhëtojë drejt Bosnjës për të hapur Festivalin e Filmit në Sarajevë, që është një nga festivalet më prestigjioze të rajonit.

Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e festivalit. Aktori në këtë festival do të marr çmimin për vepër jetësore.

Nga Kosova në Festivalin e Sarajevës do të shfaqen dy filma, “Daullet e Rezistencës” (Drums of Resistance), me skenar nga Mathieu Jouffre dhe Besa Luci dhe me regji nga Mathieu Jouffre dhe filmin e shkurtër dokumentar“ Një grusht kujtimesh (A fist of memory)”, realizuar nga Shqipdona Ademaj dhe Aid Besic në Krushevë të Maqedonisë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë do të mbahet mes datave 13 dhe 20 gusht. /Zëri