“Ronaldo është alien, por i gjithë ekipi luajti mirë kundër Atleticos” “Ronaldo është alien, por i gjithë ekipi luajti mirë kundër Atleticos”
Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit – ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për paraqitjen mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, kundër Atletico Madridit. Ronaldo shënoi het-trik dhe... “Ronaldo është alien, por i gjithë ekipi luajti mirë kundër Atleticos”

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit – ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për paraqitjen mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, kundër Atletico Madridit.

Ronaldo shënoi het-trik dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë për ta kualifikuar Juventusin në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Por, sipas Bonuccit, jo vetëm Ronaldo – atë mbrëmje i gjithë ekipi funksionoi siç është më së miri.

“Ronaldo është alien dhe merita më e madhe shkon për të, por i gjithë ekipi shkuan përtej limitit kundër Atleticos”, u shpreh Bonucci.

“Duhet t’i falënderojmë gjithashtu fansat dhe çdo lojtar në fushë dhe stol për dëshirën që treguan”.

“Barzagli, Douglas Costa, De Sciglio, Khedira dhe Alex Sandro e përjetuan më mirë se ne. Ishin në zjarr edhe pas 95 minutave, kurse ne ishim të rraskapitur në dhomën e zhveshjes”. /Gazeta Express/