Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Juventusit të martën, para ndeshjes së kampionit aktual italian në Serie A të premten kundër Frosinones....

Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Juventusit të martën, para ndeshjes së kampionit aktual italian në Serie A të premten kundër Frosinones.
Superylli portugez, megjithatë, ka stërvitur i ndarë dhe besohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim dhe ai do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit të premten, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, Allegri me gjasë i ka dhënë atij pushim prandaj ai nuk ishte pjesë e grupit në stërvitjen e sotme.