Ronaldo refuzoi United për Juven për një detaj, Paratici: Allegri e Dybala qëndrojnë! Ronaldo refuzoi United për Juven për një detaj, Paratici: Allegri e Dybala qëndrojnë!
CEO i Juventusit, Fabio Paratici ka dhënë një intervistë ndryshe për La Gazzetta dello Sport. Drejtuesi i bardhezinjëve nuk rrëfehet asnjëherë për lëvizjet që... Ronaldo refuzoi United për Juven për një detaj, Paratici: Allegri e Dybala qëndrojnë!

CEO i Juventusit, Fabio Paratici ka dhënë një intervistë ndryshe për La Gazzetta dello Sport. Drejtuesi i bardhezinjëve nuk rrëfehet asnjëherë për lëvizjet që ai kryen, por në këtë rast ka treguar të gjithë prapaskenën e takimit të tij me Jorge Mendes (Agjenti i Ronaldo dhe Cancelo).

E vërteta e transferimit të Ronaldos te Juventus?

“Kur luajtëm në Madrid, ishte edhe Mendes, siç ndodh gjithmonë në Champions League. Unë i them atij: ‘Cristiano bëri gol të pabesueshëm’, e kam akoma para syve të mi, me admirim dhe dhimbje, roveshiata. 

Ai më pa dhe tha: “Ju nuk do ta besoni, por Cristiano, nëse ndryshon ekip, dëshiron të vijë te Juventus. Mos harroni se është më pak e çuditshme se sa mund të mendoni. Pastaj do të flasim për të”, tha Paratici.

Në vijim ai shpjegon se ato fjalë i mori si një batutë të momentit, por në takimin e tyre të dytë për të mbyllur kalimin e Joao Cancelo nga Valencia te Juventus, Mendes ia ka rikujtuar.

Mendes më pa sërish në sy, tani ishte e qartë se ai ishte serioz: ‘Mos mendoni gjë tjetër, do të shihni se Ronaldo do lëvizë nga Madridi. Unë po iu  them qartë: lojtari dëshiron të vijë vetëm tek Juve. Ai luajti te Manchester United, i cili është ekipi më i madh anglez, pastaj te Real Madrid, ai shkon vetëm në ekipet historike. Në Itali ai kurrë nuk ka luajtur, ai dëshiron të fitojë edhe titullin italian. Nëse e doni atë, ai është aty”.

“I thashë atij: ‘Mirë, kështu që më tregoni pak për atë që po flasim’. Unë, sigurisht që nuk e kisha harruar dhe sigurisht e doja Ronaldon, shkova atje i përgatitur. Mendova: nëse ai flet përsëri, dua të shoh, si në poker, çfarë kartash ka në dorën e tij: ‘Për çfarë po flasim?’. “Kjo është paga, ky është transferimi”, tha ai. ‘Më lejoni të mendohem disa ditë dhe pastaj do t’ju jap një përgjigje’. Unë nuk thashë jo, përndryshe ai do të kishte provuar ndonjë gjë tjetër”

Allegri mbetet te Juventus?

“Sigurisht ai qëndron. Unë vërtetë nuk shoh një trajner më të mirë”.

Dhe Dybala?

“Dybala mbetet. Vetëm ata që duan të ikin largohen nga Juventusi. Unë e përsëris, lojtarët tanë janë të vështirë për t’u përmirësuar. Dybala me kë mund të përmirësohet? Vështirë. Messi ndoshta, tashmë me Neymar unë do të kisha dyshime. Dhe Dybala është ajo që gjithmonë keni në fund. Luan në të gjitha ndeshjet, ai është i pranishëm. Kur shikoni në ekip ju gjithmonë gjeni një shenjën të Dybala”.

Pogba- “Në futboll, asgjë nuk dihet, por mendoj se është shumë e vështirë. Ramsey do të arrijë në verë dhe ne do të nënshkruajmë një mbrojtës. Bisedimet për Romero janë në një fazë të avancuar dhe po ndjekim de Ligt, ai është një nga mbrojtësit më të mirë të rinj në Evropë”.

Italianët – “Zaniolo, Chiesa, Barella dhe Tonali. Tonali është shumë profesionist, por askush nuk mund të krahasohet me Pirlon. Ndoshta vetëm De Jong i cili nënshkroi me Barcelonën. Szoboszlai ka kualitet, por ne duhet të gjejmë një skuadër në Serie A që është e gatshme ta lerë të luajë më shumë ndeshje”.