Ronaldo shpenzon shuma marramendëse për pushime në Kroaci Ronaldo shpenzon shuma marramendëse për pushime në Kroaci
Pasi e mposhti Fiorentinës dhe e siguroi titullin e kampionit të Serisë A, Cristiano Ronaldo shkoi në Dubrovnik të Kroacisë për një pushim të... Ronaldo shpenzon shuma marramendëse për pushime në Kroaci

Pasi e mposhti Fiorentinës dhe e siguroi titullin e kampionit të Serisë A, Cristiano Ronaldo shkoi në Dubrovnik të Kroacisë për një pushim të shkurtër romantik me të dashurën e tij, Georgina Rodriguezin.

Cristiano Ronaldo arriti të dielën në aeroportin e Dubrovnikut me aeroplanin e tij privat, që i kushtoi futbollistit plot 65 milionë dollarë. Ai erdhi me të dashurën e tij 25-vjeçare Georgina Rodriguezin.

Çifti u vendos në njërën ndër rezidencat më luksoze dhe ekskluzive në qytet, në Villa Seherzada. Kjo villë ka pamje drejt qytetit të vjetër të Dubrovnikut, ishullit Lokrum. Kjo vilë besohet se kushton 10 mijë euro për natë.

Megjithatë, pasi që Ronaldo i fiton mbi 30 milionë euro në vit në Juventusit, si dhe shumat e tjera të parave që i fiton nga sponsorët dhe reklamat, disa net luksoze në vilën e Dubrovnikut nuk do ta dëmtojnë rëndë kuletën e tij.

Edhe Rodriguez është duke e bërë të qartë se ajo po e shijon këtë pushim në Kroaci. Për ta bërë të ditur këtë, ajo e publikoi një foto në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet ishulli i Lokrumit.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, Rodriguez kishte lindur në qytetin spanjoll Jaca. Ajo kishte punuar si kamariere në vendlindjen e saj para se të shpërngulej me familjen në Bristol të Anglisë. Së fundi, ajo punoi si ndihmëse në një dyqan të firmës “Gucci” në Madrid.

Ende nuk dihet se sa net zgjati ky pushim i Ronaldos në Dubrovnik, megjithatë mediat kroate besojnë se ai u kthye në Itali mbrëmë. Në Kroaci, ata u takuan me bashkëlojtarin e Ronaldos në Juventusit, Mario Mandzukic, i cili raportohet se ia kishte rekomanduar portugezit bregdetin kroat për pushime