Ronaldo vazhdon me deklarata shokuese: Nuk i dihet çfarë do të ndodhë pas një ose dy viteve Ronaldo vazhdon me deklarata shokuese: Nuk i dihet çfarë do të ndodhë pas një ose dy viteve
Cristiano Ronaldo vazhdon t’i mbajë të gjithë nën ethe kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij, me superyllin e Juventusit duke rënë në... Ronaldo vazhdon me deklarata shokuese: Nuk i dihet çfarë do të ndodhë pas një ose dy viteve

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i mbajë të gjithë nën ethe kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij, me superyllin e Juventusit duke rënë në një aluzion tjetër në planet e tij për dalje në pension.

Në moshën 34 vjeç, çdo futbollist normal do të pritej që t’i afrohej fundit të karrierës së tyre profesioniste.

Ronaldo nuk është lojtar mesatar, sidoqoftë, dhe ka punuar pa u lodhur për ta mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme dhe në majën e futbollit botëror, transmeton lajmi.net.

Ai i tha SPORTbible kur u pyet për të ardhmen e tij: “Unë ende e dua futbollin. Unë dua të argëtoj tifozët dhe njerëzit që e duan Cristianon. Nuk ka rëndësi për moshën, ka të bëjë me mentalitetin”.

“Pesë vitet e fundit unë filloj të shijoj këtë proces jashtë futbollit, kështu që kush e di se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm ose dy vitet e ardhshme?”, tha portugezi.