Rrahën mjekun dhe teknikun, arrestohen gjashtë persona në Suharekë Rrahën mjekun dhe teknikun, arrestohen gjashtë persona në Suharekë
Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një mjek dhe një teknik mbrëmë pas... Rrahën mjekun dhe teknikun, arrestohen gjashtë persona në Suharekë

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një mjek dhe një teknik mbrëmë pas mesnate.

Në njoftim thuhet se sulmi ndodhi në Urgjencën e Mjekkësisë familjare në Suharekë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre.