Rrahën për vdekje libanezin, shqiptarët i zënë me forcë edhe tokën te Gjiri i Lalzit Rrahën për vdekje libanezin, shqiptarët i zënë me forcë edhe tokën te Gjiri i Lalzit
Pas dhunës së ushtruar dhe largimit të biznesmenit libanez Faadi Mitri, toka në të cilën do të ndërtonte në zonën e Gjirit të Lalzit,... Rrahën për vdekje libanezin, shqiptarët i zënë me forcë edhe tokën te Gjiri i Lalzit

Pas dhunës së ushtruar dhe largimit të biznesmenit libanez Faadi Mitri, toka në të cilën do të ndërtonte në zonën e Gjirit të Lalzit, është uzurpuar nga njerëz të panjohur.

Vetë kompania ka bërë një denoncim në profilin në rrjetet sociale, ku siç duket edhe nga foto persona me shufra hekuri dhe me mjete të tjera të forta kanë rrethuar tokën e blerë nga biznesmeni libanez.

Denoncimi:

Ngjarja e kompanise Omnix me rrahjen dhe ikjen e investitorit fadi mitri pas rremujes qe u be ka ngecur qe me deklaraten e Manjanit qe prona eshte ne sekuestro preventive per t’u hetuar si ceshtje se bashku me hetimin ndaj gjyqtares dhe vendimit te saj per njohjen e prones. Gjate kesaj kohe ne kemi kerkuar ne hipoteken Durres kartele pasurie per ate parcele dhe pergjigjja ka qene qe eshte nen sekuestro.

Dje kur u njoftua policia per sulmin e 15 personave qe duke kercenuar rojat po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e policise Manze ishte qe ne nuk i pengojme dot pasi ata jane te pajisur me certificate pronesie dhe leje per ndertim gardhi te firmosur nga bashkiaku i Durresit Z. Vangjush Dako, i cili kishte derguar me keta vandalet edhe nje polic bashkiak dhe nje topograf. Ata nuk lejojne qe te afrohet kush nga ana e kompanise , qofte edhe policia e sigurise dhe ruajtjes fizike.

kompania nuk ka asnje njoftim shteteror zyrtar as se cfare u be me hetimin qe ngriti Manjani dhe as si pale e interesuar me kontraten qe kemi me shtetin. Mbi ate siperfaqe toke gjanden dy dokumenta zyrtare qe jane firmosur nga ish zevendes kryeministri Niko Peleshi (1. Leja e ndertimit te projektit dhe 2. Kalimi i asaj siperfaqeje me VKM tek Ministria e Turizmit per ndertimin e resortit dhe pavaresisht kesaj – edhe nese atij personit i ka kaluar pronesia me ndershmeri apo jo, shteti nuk denjon as te na njoftoje dhe as te mbaje pergjegjesi per firmosjen qe ka bere vete mbi ate toke.