Rrahin një femër në Prishtinë dhe pastaj sulmojnë zyrtaren policore, arrestohen tri femra Rrahin një femër në Prishtinë dhe pastaj sulmojnë zyrtaren policore, arrestohen tri femra
Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë më datë 11.09.2019, në orën 13:10, janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një... Rrahin një femër në Prishtinë dhe pastaj sulmojnë zyrtaren policore, arrestohen tri femra

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë më datë 11.09.2019, në orën 13:10, janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare.

Sipas raportit policor njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore.

Në raport thuhet se si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.