Rrahu gruan dhe kërcënoi familjen, arrestohen dy persona Rrahu gruan dhe kërcënoi familjen, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit ka rrahur bashkëshorten e tij, si dhe të njëjtën e ka kanosur... Rrahu gruan dhe kërcënoi familjen, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit ka rrahur bashkëshorten e tij, si dhe të njëjtën e ka kanosur se do ta vrasë. I dyshuari i ka kanosur edhe familjarët tjerë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë, ndërsa njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar tri revole – njëra e tipit HS-9×19 me pesë fishekë dhe dy TT-7.62 mm me 11-fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.