Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re
Një besimtar mysliman ka arritur të arratiset nga sulmi në Zelandën e Re, por fatkeqësisht gruaja e tij ka mbetur e vdekur jashtë xhamisë... Rrëfimi i burrit që i mbeti gruaja në xhami gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re

Një besimtar mysliman ka arritur të arratiset nga sulmi në Zelandën e Re, por fatkeqësisht gruaja e tij ka mbetur e vdekur jashtë xhamisë ku edhe shumë fëmijë u vranë nga sulmuesi terrorist

Një shok i çiftit, Nour Tavism, i cili ishte po ashtu në xhami, tha se çifti ishte duke u lutur në xhaminë Al Noor kur dëgjuan të shtënat dhe dolën jashtë ndërtesës.

“Kur ajo dëgjoi zhurmën deshi të dal jashtë të sigurohej se burri i saj ishte mirë. Ajo u godit nga plumbi, kurse burri i saj arriti të shpëtoj”- ka thënë ai.

“Kishte të shtëna të vazhdueshme, dhe njerëz që rrëzoheshin rrugës nga plumbat”- ka shtuar ai.

Shumë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë nën kujdesin shëndetësor nga plagët e marra.

Një burrë në të njëzetat e tij është akuzuar për vrasje dhe pritet të dal në gjyq të shtunën në mëngjes, transmeton insajderi.

Dy burra dhe një grua tjetër janë gjithashtu të arrestuar për sulmin e sotëm. Policia beson se njëri nga të arrestuarit mund të mos ketë të bëj me incidentin dhe ende po hulumtojnë për rastin.

Kryeministrja e Zelandës së Re e ka thënë se kërcënimi i sigurisë kombëtare është rritur shumë, duke shtuar se këto sulme terroriste ishin planifikuar shumë kohë më herët.

Ajo e përshkroi këtë si një nga ditët më të zeza të Zelandës së Re.