Rregullimi i rrugëve shkakton kaos në trafikun e Tiranës Rregullimi i rrugëve shkakton kaos në trafikun e Tiranës
Me hyrjen e shtatorit dhe kthimin e qytetarëve të shumtë nga pushimet, Tirana gjendet në një situatë shqetësuese sa i përket trafikut. Edhe pse... Rregullimi i rrugëve shkakton kaos në trafikun e Tiranës

Me hyrjen e shtatorit dhe kthimin e qytetarëve të shumtë nga pushimet, Tirana gjendet në një situatë shqetësuese sa i përket trafikut.

Edhe pse shkollat ende s’kanë filluar, rradhët kilometrike kanë krijuar shqetësim te qytetarët.  Teksa përshkojmë rrugën drejt Vasil Shantos, na duhet të qëndrojmë të bllokuar në trafik për 30 minuta, të rrethuar nga shoferë të tjerë të revoltuar me situatën.

Një ndër arsyet  e trafikut të rënduar është ngushtimi i rrugëve për shkak të punimeve në zona të ndryshme të kryëqytetit. Zonat  më problematike janë Unaza e Vogël dhe  kryqëzimi i Vasil Shantos .

Trafiku vijon të jetë një ndër problemet më shqetësuese,  i cili është kthyer në makth për qytetarët./BalkanWeb