Rrezarta Shkurta e pranon, poston fotografi pa bërë photoshop (FOTO) Rrezarta Shkurta e pranon, poston fotografi pa bërë photoshop (FOTO)
Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është kujdesur, që të duket gjithmonë bukur  në paraqitjet e saj televizive. Ajo ruan linja të mira trupore, ndonëse... Rrezarta Shkurta e pranon, poston fotografi pa bërë photoshop (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është kujdesur, që të duket gjithmonë bukur  në paraqitjet e saj televizive. Ajo ruan linja të mira trupore, ndonëse kohëve të fundit duket se ka ‘devijuar’ pak nga vija e saj e trupit.

Këtë gjë e tregon edhe vet ajo përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram. Veshur në një fustan të shkurtër, ngjyrë të kuqe, këngëtarja dukej pak më e plotë se zakonisht, sidomos te pjesa e barkut.

E për këtë gjë, ajo dha një arsyetim në mbishkrimin e fotografisë, ku shkruante: “Barku! Efekti anësor i bakllavasë turke”, një gjë të cilën e ka treguar këngëtarja për herë të parë është se në këtë paraqitje ajo nuk ka përdorur photoshop gjë e cila ka lënë të dyshojmë se në raste të tjera ajo ka postuar fotografi duke përdorur photoshopin,shkruan Sovrani.info

Këto ditë ajo ndodhet me pushime në Turqi së bashku me mikeshën e saj, ndërsa duket se ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave tradicionale turke, ka qenë shkaktari që këngëtarja ka shtuar paksa peshë. Megjithatë, Rezarta duket joshëse dhe tërheqëse në çdo fotografi./Sovrani.info

auto_rezarta_shkurta_sexy_e_shendoshe1505319912