Një foto e futbollistit të Real Madrid, Gareth Bale me fanellën e ekipit kinez të Jiangsu Suning ka bërë xhiron e rrjetit. Largimi i...

Një foto e futbollistit të Real Madrid, Gareth Bale me fanellën e ekipit kinez të Jiangsu Suning ka bërë xhiron e rrjetit.

Largimi i uellsianit 30-vjeçar nga “Santiago Bernabeu” mori një formë thuajse përfundimtare këtë të dielë, kur menaxheri i futbollistit sulmoi trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane për mënyrën se si ky i fundit kishte trajtuar klientin e tij. Sikurse raportohet nga “Sportsmail”, destinacioni i ardhshëm më i mundshëm për Bale është Kina dhe foto që qarkullon furishëm në internet në këto orë do të intensikojë edhe më shumë spekullimet.

Suning ka shpenzuar shuma të mëdha parash edhe më parë kur blenë ish-mesfushorin e Chelsea, Ramires dhe bashkëkombasin e tij brazilian, Alex Teixeira nga Shakhtar Donetsk. Menaxheri i Bale, Barnett e qujti të turpshme sjelljen e Zidane, pasi trajneri francez më parë kishte deklaruar se Real Madrid ishte gati të largonte Bale. Me këtë rast, edhe menaxheri Barnett pranoi për të parën herë se Bale është përgatitur për t’i dhënë lamtumirën Spanjës.