Rrufeja godet kaskën, motoçiklisti del nga rruga dhe… Rrufeja godet kaskën, motoçiklisti del nga rruga dhe…
Një rrufe goditi kaskën që kishte në kokë, duke bërë që motoçiklisti të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga. Ndërsa i shpëtoi goditjes... Rrufeja godet kaskën, motoçiklisti del nga rruga dhe…

Një rrufe goditi kaskën që kishte në kokë, duke bërë që motoçiklisti të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga.

Ndërsa i shpëtoi goditjes së rrufesë, përplasja me motor ishte aq i fortë, sa që 45-vjeçari gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në Florida, teksa një polic i cili po kalonte në rrugë pa gjithçka.

Vetë patrulla e policisë Florida Highway Patrol publikoi fotografinë e kaskës së dëmtuar nga rrufeja që goditi në kontenë e Volusia.

Policia nuk e bëri me dije emrin e viktimës, por konfirmoi vetëm se bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Karolina e Jugut, shkruan noa.al.

Florida njihet si një prej vendeve që goditen më shumë nga rrufetë për shkak të klimës së nxehtë dhe të lagësht.

rrufeja

rrufeja