Salah kërkon transferimin e De Rossit te Liverpool Salah kërkon transferimin e De Rossit te Liverpool
Mohamed Salah ka thënë se do të dëshironte të luante me Daniele de Rossin te Liverpool. Ylli egjiptian ka qenë pjesë e Romës në... Salah kërkon transferimin e De Rossit te Liverpool

Mohamed Salah ka thënë se do të dëshironte të luante me Daniele de Rossin te Liverpool.

Ylli egjiptian ka qenë pjesë e Romës në të kaluarën, dhe pretendon se De Rossi është një nga lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur ndonjëherë.

Mesfushori legjendar ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Romën, dhe tani është një lojtar i lirë.

“Ai është një legjendë e klubit dhe e futbollit italian, jo vetëm sepse është një mik i imi i madh”, ka deklaruar Salah, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk di se çfarë të them, e pash lojën dhe simpatinë e tifozëve që e përshëndetën. Ai bëri shumë sakrifica për ekipin e tij, unë do të doja ta falënderoja”.

Në pyetjen nëse do të dëshironte të luante me De Rossin te Liverpool, Salah u përgjigj: “Do të ishte diçka e bukur. Por nuk e di sa është e mundur. Do të ishte mirë të luaja me të përsëri. Ai është një lojtar optimist”.