Sallatë pule me avokado Sallatë pule me avokado
Përbërësit: 1/2 filxhan uthull 1 lugë gjelle vaj ulliri 2 gjoks pule i fërguar kripë dhe piper i zi sallatë e gjelbër 150 gr... Sallatë pule me avokado

Përbërësit:

1/2 filxhan uthull
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 gjoks pule i fërguar
kripë dhe piper i zi
sallatë e gjelbër
150 gr djath feta
1 filxhan domate të prerë
1 avokado
borzilok

Udhëzimet

1 Vajin e ullirit ngroheni në zjarr mesatar.

2 Gjokset e pulës pritini në shirita të hollë, lajini, kriposini e piperosini.

3 Fërgojini në vajin e ngrohur.

4 Pas skuqjes lërini të ftohen e më pas pritini në kubikë.

5 Në një enë të thellë vendosini gjethet e sallatës dhe uthullën, përziejini mirë e më pas shtoni mishin e pulës, djathin feta të prerë në kubikë, domaten, avokadon dhe borzilokun.

6 Përziejini mirë të gjitha e shërbejeni sallatën tuaj të shijshme.Ju bëftë mirë.