Samsung do të nënshkruajë marrëveshje me Apple Samsung do të nënshkruajë marrëveshje me Apple
Deri më tani, kanë qenë shumë shkrime dhe publikime se Apple është duke kërkuar për kompani furnizuese të paneleve OLED, që ata të jenë... Samsung do të nënshkruajë marrëveshje me Apple

Deri më tani, kanë qenë shumë shkrime dhe publikime se Apple është duke kërkuar për kompani furnizuese të paneleve OLED, që ata të jenë në gjendje të përdorin këtë lloj të ekranit në iPhonët e ardhshëm. Ata, raportohet se janë në bisedime me Samsung, JDI, LG dhe janë duke konsideruar që të investojnë para në AU Optronics që t’i përputhin kërkesat.

Raporti tjetër vjen nga Korea e cila thotë se kompania Samsung do të jetë kompania e cila do të furnizoj Apple me panel OLED për modelet e ardhshme të iPhone. Dy kompanitë janë në bisedime për të përmbyllur këtë kontratë, Samsung në anën tjetër po planifikon të investojë për vitet e ardhshme 7,47 miliardë dollarë që të shtojë produktivitetin dhe kapacitetin e OLED paneleve. Ky investim i madh do të i sigurojë kompanisë një kapacitet midis 30,000-45000 OLED paneleve për muaj./Sovrani.info/

15242619474_39281cb34d_k-1080x675