Sarri vlerëson talentin: Mund të bëhet një nga më të mirët në Europë Sarri vlerëson talentin: Mund të bëhet një nga më të mirët në Europë
Chelsea ka siguruar çerekfinalet e Europa League pasi ka mundur Dinamon e Kievit me rezultatin e përgjithshëm 8-0: 3-0 në shtëpi, 5-0 në transfertë.... Sarri vlerëson talentin: Mund të bëhet një nga më të mirët në Europë

Chelsea ka siguruar çerekfinalet e Europa League pasi ka mundur Dinamon e Kievit me rezultatin e përgjithshëm 8-0: 3-0 në shtëpi, 5-0 në transfertë.

Trajneri Sarri, siç mund të pritej, ka qenë i kënaqur pas ndeshjes: “Goli i shënuar pas pesë minutash na ka bërë të ndihemi të qetë, e kemi nisur mirë”, ka thënë italiani për “Sky Sport”.

“Në pjesën e parë kemi luajtur në mënyrë të mrekullueshme dhe në të dytën kemi ditur ta menaxhojmë situatën. Europa League është një kompeticion i vështirë. Unë kam fituar 16 nga 20 ndeshjet e luajtura këtu, por nuk kanë mjaftuar që të fitoj kupën”.

Për mesfushorin e talentuar Loftus-Cheek: “Po përmirësohet, jam shumë i kënaqur dhe mendoj se mund të bëhet një nga më të mirët e Europës në rolin e tij”.