Sejdiu: Kuvendi hajgare, zgjedhjet janë zgjidhje Sejdiu: Kuvendi hajgare, zgjedhjet janë zgjidhje
Deputeti i i pavarur, Korab Sejdiu ka reaguar për seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është duke u mbajtur edhe pse nuk e... Sejdiu: Kuvendi hajgare, zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i i pavarur, Korab Sejdiu ka reaguar për seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është duke u mbajtur edhe pse nuk e ka kuorumin e nevojshëm të deputetëve për kalimin e Projektligjeve.

Sejdiu në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë hajgare, pasi asnjë pike e vetme e rendit të ditës nuk mund të kaloj.

Ai ka kërkuar që të shpërbëhet menjëherë Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.

“#Kuvend hajgare – një pikë të vetme s’mund ta kalojë! Duhet të shpërbëhet menjëherē! Zgjedhjet janë zgjidhje! This #Assembly is a joke – it can’t approve even a single issue! It should be disbanded immediately! Elections are the solution! #Zgjedhje #Elections #turp”, ka shkruar Sejdiu në Facebook. /Telegrafi/