Sejdiu lavdëron deputetët e PSD-së Sejdiu lavdëron deputetët e PSD-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka thurrur lavde për bashkëpartiakët e tij. Për 6 muaj themelim, ai konsideron... Sejdiu lavdëron deputetët e PSD-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka thurrur lavde për bashkëpartiakët e tij.

Për 6 muaj themelim, ai konsideron se deputet e PSD-së kanë qenë aktiv dhe rezultativ në Kuvendin e Kosovës.

Ai poashtu ka përmendur debatet, rezolutat, projektligjet dhe interpelancat e iniciuara, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Për 6 muaj nga themelimi, Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate ka qenë aktiv dhe rezultativ në Kuvendin e Republikës.

Deputetët e PSD-së kanë inicuar, organizuar dhe jetësuar: 6 debate parlamentare, 4 rezoluta, 2 interpelanca, 2 projektligje të miratuara, 1 komision hetimor parlamentar, 1 amendamentim të Kushtetutës, 3 ligje nën drejtimin e tyre të komisioneve, mbi 30 pyetje parlamentare, 1 Tryezë për luftën kundër korrupsionit dhe shumë amandamente nëper komisione parlamentare e rregullore të Kuvendit.

Falënderoj nga zemra të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PSD-së për angazhimin dhe punën e palodhshme, si dhe gjithë qytetarët, aktivistët, dhe bashkëpunëtorët që ndihmuan në forma të ndryshme.

Do të angazhohemi me përkushtim e vendosmëri për shumicën që ka pak.