Serbia po përgatitë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt Serbia po përgatitë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt
Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka njoftuar se shumë shpejt do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca. Pas vendimit të Gjykatës në... Serbia po përgatitë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka njoftuar se shumë shpejt do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

Pas vendimit të Gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë do ta përgatis dhe do t’ia dërgoje kësaj gjykate kërkesën për ekstradim me gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer në gjuhën frënge.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Mediat serbe dje kanë shkrujtur se autoritetet serbe nuk janë shumë optimiste për ekstradimin e Haradinajt nga Franca, e aq më pak për një ekstradim të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës.