Seriali që ‘goditi’ botën – La Casa De Papel rikthehet me sezonin e 4-të Seriali që ‘goditi’ botën – La Casa De Papel rikthehet me sezonin e 4-të
Jeni gati të shijoni serialin tuaj të preferuar, La Casa De Papel a.k.a Money Heist, pasi ky serial që ka ‘goditur’ botën është gati... Seriali që ‘goditi’ botën – La Casa De Papel rikthehet me sezonin e 4-të

Jeni gati të shijoni serialin tuaj të preferuar, La Casa De Papel a.k.a Money Heist, pasi ky serial që ka ‘goditur’ botën është gati të lansoje sezonin e tij të katër.

Sipas një raporti nga Forbes, Money Heist ishte seriali televiziv më i popullarizuar në gjuhën e huaj në platformën Netflix në vitin 2018. Popullariteti i tij e rikthen atë përsëri te fansat e tij. Netflix nuk ka bërë një njoftim zyrtar për edicionin e sezonit të 4, por Álex Pina, krijuesi i emisionit ka lënë një aludim për fansat e serialit, ai tha se historia e hajdutëve nuk ka mbaruar, transmeton Sovrani.info.

la-casa-de-papel

la-casa-de-papel

Kur do të dalë sezoni 4 i La Casa De Papel?

Netflix nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me lëshimin e sezonit 4 të La Casa De Papel a.k.a  Heist Money, kështu që nuk ka asnjë fjalë akoma. Por tifozët thjesht shpresojnë se do të dalë së shpejti.

Sezoni 1 i serialit u publikua në maj 2017 dhe brenda një periudhe prej 4 muajsh, sezoni 2 u shfaq në ekrane më 16 tetor 2017. Por më pas u deshën gati dy vjet që sezoni i tretë të kthehej në Netflix me 19 korrik, 2019.

Nëse mënyra se si dolën dy sezonet e para është ndonjë tregues se kur do të dalë në treg pjesa tjetër, ndoshta shikuesit mund ta presin atë shumë shpejtë.

la-casa

Kush do të kthehet në sezonin 4?

Pina ka filluar xhirimin e pjesës së katërt të serialit dhe sipas aludimeve të tij është e sigurt të thuhet se Morte, Corberó, Lopez, Peric, Ituño, Acebo, Keuchkerian, de la Serna, Herrán, Peros, Nimri, etj. mbase Flores do të kthehet në sezonin e katër të La Casa de Papel.

casadepapel

Çfarë do të ndodhë në sezonin e 4?

Siç kemi parë në fundin e sezonit 3, gjërat kanë marrë një kthesë të papritur, dhe gjithçka duket se shkon në drejtime të gabuara. Por, Profesori gjithmonë ka një plan rezervë për t’i bërë gjërat si duhet. Ai bëri një gabim dhe theu rregullin e tij të lartë lidhur me marrëdhëniet personale. Para se të kapet Lisbona, ai i tregoi asaj që ajo ishte personi i parë dhe i vetëm me të cilin ka qenë dashuruar ndonjëherë.

Kështu që, të shohim se sa largë mund të shkojë qështja e të mos pasurit marrëdhënie personale në serialin më të shikuar të momentit. /Sovrani.info