Serwer: Liria e Sheshelit nuk do të zgjasë shumë Serwer: Liria e Sheshelit nuk do të zgjasë shumë
Analisti amerikan Daniel Serwer, në një shkrim autorial ka reaguar ndaj aktgjykimit lirues të Tribunalit të Hagës për Vojislav Sheshel. “Në thelb, GjPNJ po... Serwer: Liria e Sheshelit nuk do të zgjasë shumë
Analisti amerikan Daniel Serwer, në një shkrim autorial ka reaguar ndaj aktgjykimit lirues të Tribunalit të Hagës për Vojislav Sheshel. “Në thelb, GjPNJ po thotë së një njëri i cili frymëzoi, rekrutoi dhe pozicionoi vullnetarë për të shkuar dhe luftuar në luftë, nuk është përgjegjëse për asnjë krim lufte vullnetarët e të cilët i kryen, sepse nuk ishte në zinxhirin komandues”. Serwer, megjithatë shkruan se tani për tani Sheshel mbetet i lirë por mbase jo përgjithmonë.
 
Ky është teksti i plotë i Serwer
 
Argumentet janë më të këqija së vendimi
 
Sot, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GjPNJ), liroi politikanin serb Vojislav Sheshel, nga të gjitha akuzat, me një shumicë dërmuese.
 
Në vend të kësaj, gjykatësi Antonetti e dënoi prokurorinë e GjPNJ-së për huti dhe paaftësi.
 
Ata të cilët janë të zhgënjyer më rezultatin, duhet të paktën ta lexojnë përmbledhjen e aktgjykimit të procesit gjyqësor, e cila thotë së prokuroria dështoi të vërtetojë së përpjekjet politike për të krijuar një “Serbi të Madhe” përbënin një “nismë kriminale të përbashkët”, apo se Shesheli ishte në krye të atyre që kryen krime në ndjekje të atij qëllimi.
 
Madje edhe luftëtarët e quajtur “ndjekësit e Sheshelit”, sipas Gjykatës, ishin diskutueshëm nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Serbe dhe të ushtrisë serbe në Kroaci dhe Bosnje.
 
Kjo i sjellë pak rehati Qeverisë në Beograd, e cila është nën ankth për shmangien e çfarë do shenje të përgjegjësisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnje.
 
Lirimi i Sheshelit mund të lexohet si një padi e fuqishme e tri ushtrive dhe qeverive serbe, duke përfshirë dhe atë, e cila u udhëhoq nga Sllobodan Millosheviq në atë kohë, që prapë mund të çojë në bërjen e kërkesës për kompensim dhe riparim.
 
Në thelb, GjPNJ po thotë së një njëri i cili frymëzoi, rekrutoi dhe pozicionoi vullnetarë për të shkuar dhe luftuar në luftë, nuk është përgjegjëse për asnjë krim lufte vullnetarët e të cilët i kryen, sepse nuk ishte në zinxhirin komandues. Kjo, natyrisht lë të nënkuptohet së Ushtria Kombëtare Jugosllave, e cila në atë kohë kontrollonte Forcat Serbe në Kroaci dhe Bosnje ishte përgjegjëse.
 
Megjithatë,  lirimi i tij do të lexohet nga nacionalistet serb si shfajësim, sepse e liron plotësisht nga përgjegjësia programin e tyre politik për “Serbinë e Madhe”.
 
Në vend së të jetë diskriminues në thelb, gjykohet të jetë thjesht një propozim me tepër politik, i cili moralisht nuk është më i keq së shkëputja e Kroacisë dhe Bosnjës nga ish-Jugosllavia, përmbushja e se cilit qëllim domosdoshmërisht nuk do të këtë shkelur të drejtat e askujt. E as shumë prej atyre mënyrave të zgjedhura për të përmbushur atë program nuk shihen të jenë kriminale, edhe pse Gjykata ka gjetur së disa krime ishin kryer, për të cilat thotë së Shesheli nuk mund të mbahet përgjegjës përtej çfarë do dyshimi të arsyeshëm.
 
Nganjëherë Gjykata paditë vetveten duke u rreshtuar kundër prokurorëve. Gjykata sugjeron së nuk ka pasur sulme të gjëra serbe kundër civileve në Bosnjë dhe Kroaci dhe thotë:
 
…shumica nuk mund të përjashtojë argumentin e mbrojtjes – plotësisht i përkrahur nga disa dëshmi, sipas të cilave, këta civilë kishin ikur nga zonat e luftës për t’u bërë refugjatë në disa fshatra të banuara nga anëtarë të së njëjtit grup etnik dhe fetar; dhe se autobusët e ofruar për këtë qëllim nuk përbënin operacione për largimin më forcë të popullatës, por në fakt ishin ofruar për qëllime humanitare për t’i ndihmuar jo-luftëtarët të largoheshin nga zonat e luftës, në të cilat nuk janë ndier të sigurt…
 
SRS ndoqi qëllimin për një “Serbi të Madhe”, i cili ishte përfshirja e të gjithë serbëve, pavarësisht a ishin të besimit ortodoks, katolik apo mysliman…Ekziston një mundësi i arsyeshme së dërgimi i vullnetareve ishte bërë për t’i mbrojtur serbet.
 
Autobusët s’ishin dërguar si pjesë e programit për spastrim etnik? Të gjithë ishin të mirëseardhur për të qëndruar? Vullnetarët kishin për qëllim t’i mbronin serbët pa shkaktuar ndonjë dëm kriminal? Këto janë propozimet të cilat më parë e copëtojnë besimin së sa e zgjasin.
 
Bile, shumica e Gjykatës sugjeron së fjalimet nxitëse të Sheshelit që bëjnë thirrje për asgjësimin e kroateve…
 
më parë ishin bërë në kontekst të konfliktit dhe kishin për qëllim të forconin moralin e trupave në kampin e tij, se sa t’i bënin thirrje trupave për të mos kursyer asnjë njëri.
 
Lirimi, në baza mjaft misterioze, nuk është as afër shqetësues, sa janë disa nga këto fjalime, të cilat në thelb pranojnë dëbim më forcë, ndjekje, nxitje dhe organizimin për të kryer krime lufte si jo kriminale.
 
Në vitet 1996-97 isha në krye të inteligjencës dhe hulumtimit Evropian në Departamentin e Shteti. Shpesh na akuzonin për fshehjen e dëshmive kundër Sheshelit dhe për mos dorëzimin e tyre në GjPNJ, prandaj dhe përdora privilegjet e mia gjithëpërfshirëse të qartësimit për të hyrë në strehën e brendshme të dhomës së dosjeve, që të pyes për dosjen e tij [Sheshelit]. Dosja ishte e hollë dhe nuk përmbante asgjë, përveç një biografie të shkurtër dhe copa të prera të gazetës. Ka mundur të ekzistojë ndonjë dosje tjetër në ndonjë vend tjetër, por unë kam dyshimet e mia. Në fillim të viteve 1990, kur Shesheli dhe ndjekësit e tij ishin më së shumti aktiv në Kroaci dhe Bosnje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pohonin së nuk shqetësoheshin për luftën në Jugosllavi. Më shumë mundësi, ne s’e kishim Sheshelin, krimet e luftës, apo përparimin e luftërave atje në shënjestër për qëllime të inteligjencës.
 
Pas 20 viteve, Shesheli po lihet rehat. Për këtë mund të pendohem, por prapë, e pranoj dhe njoh, edhe pse nuk jam ende i gatshëm për të vazhduar tutje. Edhe pse denoncimi i rastit të prokurorisë nga ana e gjykatësit Antonetti qartazi ka për qëllim të parandalojë një ankesë, besoj që do të këtë ankesë. Tani për tani, Shesheli mbetet i lirë, por mbase jo dhe përgjithmonë.