SHBA dhe Rusia në luftë të përhershme SHBA dhe Rusia në luftë të përhershme
Nga Janusz Bugajski* Udhëheqësi mëi lartë ushtarak i Moskës ka konfirmuar që Rusia është në një luftë të përhershme me Shtetet e Bashkuara. Në... SHBA dhe Rusia në luftë të përhershme

Nga Janusz Bugajski*

Udhëheqësi mëi lartë ushtarak i Moskës ka konfirmuar që Rusia është në një luftë të përhershme me Shtetet e Bashkuara. Në një fjalim në 2 Mars, Gjenerali Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm rus, ka lëshuar një paralajmërim të trefishtë Perëndimit – duke zgjeruar përkufizimin e luftës, duke kërcënuar me alternativën bërthamore dhe duke shpikur një “kolonë të pestë” brenda Rusisë.

Gerasimovi përshkroi SHBA-të si armiku kryesor i Moskës dhe pretendoi që nuk ka dallime thelbësore ndërmjet një lufte të hapur dhe një paqeje të mjegullt. Gjatë paqes, lufta thjesht kryhet me mjete jo-ushtarake përmes operacioneve klandestine dhe tëdizinformimit– ato që disa i kanë quajtur sulme hibride ose asimetrike. Gerasimov deklaroi që Moska ishte përgatitur për të intensifikuar luftën e saj jo-ushtarake kundër SHBA-ve, duke u përgatitur në të njëjtën kohë për përballjen ushtarake përmes një grumbullimi tëzgjeruar të armëve. Objektivi është të dobësohet shtrirja globale e Amerikës dhe tëpërçahen aleancat e saj.

Gerasimov gjithashtu theksoi që ofensivat ushtarake dhe jo-ushtarake janë bashkërenduar ndërmjet ministrive në qeverinë ruse. Zgjerimi aktual ushtarak i Moskës përforcohet nga një përdorim më i madh i operacioneve jo-ushtarake, përfshirëarmët kibernetike, hapësinore dhe të informacionit. Në veçanti, “sfera e informacionit”, të cilës i mungojnëkufijtëe qartë kombëtarë, ofron mundësi për sulme të fshehura mbi sigurinë e SHBA-ve – jo vetëm mbi infrastrukturën e saj kritike por dhe mbi popullsinë e vendit.

Kremlini pretendon që sulmet e Rusisë janë si përgjigje e operacioneve të intensifikuara të informacionit nga ana e Pentagonit dhe CIA-s. Zyrtarët këmbëngulin që SHBA-tëpërdorin metoda lufte përmes revolucioneve me ngjyra dhe ofensivave të buta në rajone të ndryshme për të detyruar ndryshimin e regjimeve. Në realitet, Kremlini është në ankth nga revolucionet anti-totalitare dhe nuk mundet që të sfidojë tërheqjen që ushtrojnë NATO dhe BE nëvendet ish satelitë të saj. Përgjigja e Rusisë do të konsistojë në “neutralizimin parandalues” të këtyre kërcënimeve ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj të supozuar.

Fjalimi i Gerasimov gjithashtu theksoi rëndësinë e arsenalit bërthamor dekurajues të Rusisë dhe zhvillimin e “super armëve” të reja, përfshirë raketat Sarmat ndërkontinentale të rënda me shumë mbushje bërthamore, armët goditëse hipersonike Avangard, raketat e reja ballistike të lëshuara nga ajri, një silur dron nënujor bërthamor, një raketë bërthamore me rreze të largët, dhe raketa hipersonike të rrezes së mesme dhe të shkurtër të afta tëdepërtojnë në mbrojtjet amerikane kundër raketave.

Shpërbërja e disa traktateve të armëve bërthamore, kryesisht për shkak të shkeljeve të Rusisë, i mundëson Moskës tërrisë kapacitetet e saj bërthamore dhe të theksojëmbështetjen në mundësinë e goditjes së parë, veçanërisht në nivel të fushës së betejës, ndërsa ajo nuk do të mund të konkurronte në një luftë konvencionale.

Meqenëse Moska nuk do të ishte fituese në një garë të gjerë armatimi me SHBA, Presidenti Putin mbështetet tek kërcënimi bërthamor. Ai beson që nëse ai do të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore, Perëndimi do të tërhiqet dhe do ta lejojë atëtë ushtrojësundim mbi territoret afër kufijvetë Rusisë. Për shembull, në një pushtim rus tënjë vendi Balltik apo ishulli të Suedisë, Moska mund të këmbëngulë që ose NATO të tërhiqet ose ajo do të përdorë armët bërthamore. Për këtë qëllim, Gerasimov njoftoi një “strategji të veprimit të kufizuar” që zgjeron operacionet ushtarake përtej kufinjve të Rusisë duke përdorur forca ushtarake shumë të lëvizshme.

Në paralajmërimin e tretë të tij, Gerasimov sulmoi Uashingtonin se po planifikon të përdorë grupet e opozitës ruse për të përmbysur regjimin dhe ndarë vendin. Kjo teori komploti justifikon përdorimin e ushtrisë ruse si kundër opozitës së brendshme ashtu dhe kundër Amerikës.Ofensiva e supozuar amerikane, me emrin e koduar “Kali i Trojës”, angazhon një kolonë të pestë për të destabilizuar Rusinë dhe në momentin e përshtatshëm do të mbështetet nga raketa të precizionit të lartë për të shkatërruar shënjestrat qeveritare. Këto deklarata i japin Moskës një justifikim të vlefshëm për të intensifikuar shtypjen e rezistencës së brendshme reale apo imagjinare të përshkruar si operacione të fshehta të sponsorizuara nga SHBA-të.

Në një dëgjesë në Senatin amerikan në 8 mars, Gjenerali Curtis Scaparrotti, Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve (USEUCOM), deklaroi që Amerika dhe aleatët e saj duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të kundërshtuar kërcënimin rus.  Ai theksoi rëndësinë e operacioneve të informacionit dhe luftërat kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe rrjeteve financiare dhe të transportit. Scaparrotti konfirmoi që Moska po përdor një përqasje lufte për ”gjithë-shoqërinë” që përfshin provokatorët politikë, operacionet e informacionit, presioni ekonomik, operacionet kibernetike, nxitja fetare, operacionet speciale, njësitë ushtarake konvencionale dhe forcat bërthamore.

Putini bëhet më i rrezikshëm kur mbështetja e brendshme për tëështë në rënie, siç tregohet nga anketat zyrtare, dhe anëtarët e elitave fillojnë të venë në dyshim udhëheqjen e tij. Në këto momente, Putinit i duhet një fitore e jashtme për të rikthyer besimin dhe legjitimitetin. Megjithatë, duke e vendosur Rusinë nështegun e luftës dhe duke prodhuar stoqe me armë në një përpjekje për të arritur supremacinë globale, Kremlini rrezikon të shtyjë Rusinë drejt rrënimit ekonomik dhe dizintegrimit, ashtu siç bëri Shtabi i Përgjithshëm Sovjetik në fund të viteve 1980. /Dita/

****