Shefi i Atletico Madridit: Po ua zbulojë unë klubin e ri të Griezmann Shefi i Atletico Madridit: Po ua zbulojë unë klubin e ri të Griezmann
Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka zbuluar se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë. Antoine Griezmann tronditi muajin... Shefi i Atletico Madridit: Po ua zbulojë unë klubin e ri të Griezmann

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka zbuluar se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Antoine Griezmann tronditi muajin e kaluar kur njoftoi se ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi, vetëm një vit pasi e zgjati kontratën me klubit nga kryeqyteti spanjoll pasi e kishte refuzuar Barcelonën publikisht, transmeton Express.

Por, një vit më vonë sulmuesi francez do t’i bashkohet pikërisht kampionit spanjoll, gjithmonë sipas Gil Marin.

Gil Marin nuk ngurroi të përgjigjej kur u pyet në një intervistë për Movistar se ku do të luajë Griezmann sezonin e ardhshëm, duke thënë se 27-vjeçari do të kalojë në Barçë.

“Unë e di se ku do të luajë Antoine Griezmann: në Barcelonë. Kjo gjë është e ditur që prej muajit mars”, tha Gil Martin për Movistar.