Shega, ilaçi për shumë sëmundje Shega, ilaçi për shumë sëmundje
Farat e shegës jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve... Shega, ilaçi për shumë sëmundje

Farat e shegës jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve

Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit.

Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat.

Efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut.