Shenjat dhe parandalimi i lijës së dhenve te fëmijët Shenjat dhe parandalimi i lijës së dhenve te fëmijët
Meqë kemi hyrë në një sezon ku sëmundjet ngjitëse, veçanërisht tek fëmijët, sa vijnë e bëhen më të dukshme, kemi vendosur që të flasim... Shenjat dhe parandalimi i lijës së dhenve te fëmijët

Meqë kemi hyrë në një sezon ku sëmundjet ngjitëse, veçanërisht tek fëmijët, sa vijnë e bëhen më të dukshme, kemi vendosur që të flasim veçanërisht për një nga sëmundjet më të njohura, siç është lija e dhenve. Kjo sëmundje në gjuhën e mjeksisë quhet Viriçela. Këto lloji sëmundjesh ngjitëse lënë imunitet të përhershëm në trupin e fëmijës. Lia e dhenve shkaktohet nga një virus dhe si pasojë e kësaj kujdesi që duhet të tregoni me të është shumë strikt. Kjo sepse përveç vetes, fëmijët mund të infektojnë dhe të tjerët që ndodhen pranë tyre. Edhe pse lija e dhenve kalohet për një kohë të shkurtër, rregullat që duhet të zbatoni kur jeni të infektuar janë shumë të bezdisshme.

Cilat janë moshat që preken më shumë?
Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë, pra prek më tepër fëmijët e vegjël. Gjithashtu është vënë re në një përqindje të konsiderueshme se shfaqet edhe tek të rinjtë, e në moshat e rritura dhe sidomos në të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit të tyre apo vuajnë më shpesh nga sëmundje të ndryshme kronike.

Cilat janë shenjat e kësaj sëmundjeje?
Fillimisht shenjat janë të përgjithshme, temperaturë 38 gradë, parehati etj. Shenja e parë në lëkurë është një kruajtje në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë qe të kujton fillimin e fruthit. Pas këtij fenomeni, brenda 24 orëve shfaqen fshikëzat e para, me lëng të qartë dhe rrethuar nga një unazë e kuqe. Temperatura dhe shenjat e tjera të përgjithshme nuk zgjasin më shumë se 3-4 ditë.

Këto fshikëza i shkaktojnë shumë kruarje fëmijës, por nuk është mirë që fëmijët t’i kruajnë ato. Për të shmangur mundësinë e çarjes së ndonjërës dhe prekjes nga ndonjë infeksion, është mirë që të tregoni kujdes kur shihni që fëmijët po i kruajnë ato.

 Parandalimi
Vaksinimi nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme. Mund të ndikojë pozitivisht një imunoglobulinë specifike e cila përdoret kryesisht tek personat me ulje të imunitetit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndyshme. Vetë sëmundja lë imunitet të përhershëm. Pra lija e dhenve kalohet vetëm një herë në jetë dhe mosprekja nga ajo është e pashmangshme.